Kthimi i TVSH-së, deri në fund të javës jepen udhëzimet

Kthimi i TVSH-së, deri në fund të javës jepen udhëzimet

Sistemi i cili parashikon kthim të 15 për qind të TVSH-së për prodhimet që kanë 18% tatim të vlerës së shtuar është vendosur, ndërsa gati janë edhe aplikacionet. Momentalisht është duke u testuar. Por, dhjetë ditë para fillimit të kësaj mase as nga Ministria e Financave, as nga Drejtoria e të Ardhurave të Publike (DAP) nuk ka detaje se si do të funksionojë dhe si do të instalohet. Nga Ministria e Financave shprehen se deri në fund të javës do të dalin me udhëzim dhe informacione për qytetarët që do të kenë mundësinë për kthimin e TVSH-së. Kryeministri Zoran Zaev para më shumë se një muaji paralajmëroi se qytetarët përmes një aplikacioni në celular do ta skenojnë kodin e llogarisë fiskale do të mund të marrin kthim të TVSH-së.

Shumë shpejt do të jenë të informuar, ne përgatisin në mënyrë edukative, si t’i edukojmë qytetarët se si të marrin sa më shumë informacione. Të gjitha përgatitjet janë në rrjedhë. Gjatë vitit të ardhshëm, nga fundi i javës së shkuar do të kemi dhe do t’i njoftojmë detajet për këtë projekt- deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Nga DAP-i tani për tani nuk ka përgjigje konkrete për atë se si do të jetë i lidhur aplikacioni me llogaritë e transaksionit të qytetarëve dhe me sistemin e tatimeve  dhe çfarë do të ndodhë nëse zbulojnë gabime eventuale gjatë përllogaritjeve. Por, pohojnë se janë tërësisht të përgatitur për fillimin e reformës prej 1 korrikut.

Drejtoria e të Ardhurave Publike

“Gjatë periudhës së shkuar DAP-i punoi në mënyrë intensive në zgjidhjen softuerike, përmes të cilës do të ushtrohet kthimi i TVSH-së. DAP do t’i vendosë në funksion të gjitha resurset për ndihmë dhe mbështetje të qytetarëve me qëllim që ta realizojnë të drejtën e tyre të kthimit të TVSH-së“.

Reforma parashikon që prej 1 korrikut, secili qytetar që është mbi moshën 15 vjeçe dhe letërnjoftim të plotfuqishëm do të ketë mundësi për kthimin e TVSH-së. Nevojitet që vetëm të ketë llogari të transaksionit dhe të jetë i regjistruar në sistemin e tatimeve. Sipas masës që është paralajmëruar, secila familje do të marrë maksimalisht nga 500 euro në vit nga kthimi i TVSH-së. Sipas analizës së “Finance Think”, nga ana tjetër, vetëm amvisëritë më të pasura që brenda vitit shpenzojnë 20 mijë euro, do të marrin nga shteti në emër të TVSH-së rreth 450 euro. Një familje mesatare e Maqedonisë që shpenzon për nevojat themelore minimale rreth 530 euro, sa arrin shporta sociale konsumatorë, do të marrë vetëm 172 euro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 20:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA