Kuçan: BE-ja përballet me probleme të brendshme

Pavarësisht shprehjeve deklarative, Bashkimi Evropian tani nuk është i gatshëm të pranojë anëtare të reja për shkak të probleme të brendshme me të cilat ballafaqohet, deklaroi në Shkup ish presidenti i Sllovenisë Milan Kuçan. Ai shtoi se BE-ja e ka të nevojshme reformimin dhe rikonstruimin e brendshëm, reformimin e politikës fiskale, organizimin e ri kadrovik në institucione dhe vendosjen e principeve për funksionim të barabartë të bashkësive në të.

Në nivel deklarativ gjithçka është e qartë; gjithçka varet nga gatishmëria dhe aftësia e vendeve kandidate për të plotësuar kushtet për anëtarësim, të tregojnë aftësi për jetë, vlera, përgjegjësi dhe procedurat që kërkohen për në BE. Megjithatë duhet të bëhet edhe pyetja nga pikëpamja tjetër; për aftësitë e BE-së për të pranuar anëtarë të ri. Jam i bindur se BE-ja ashtu si është, e ballafaquar me problemet e saja të brendshme, me çështjet e pazgjidhura konceptuale dhe strukturale për zgjerim, nuk është e gatshme – tha Milan Kuçan, ish president i Sllovenisë.

Por autoritetet vendore janë optimiste se me kryesimin e Bullgarisë në Presidencën e BE-së, zgjerimi me vendet e Ballkanit është vendosur në prioritet.

Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët evropiane me të gjithë fqinjët, hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE, mundet vetëm pozitivisht të ndikojë në përpjekjet për zgjidhjen e çëshjtjeve bilaterale. Njëkohësisht, integrimi në BE është instrumenti më efektiv dhe parakusht për të siguruar zhvillmin e nevojshëm ekonomik, stabilitet dhe prosperitet në vendet e rajonit – u shpreh Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas profesorit gjerman Stefan Treps, është i gabuar perceptimi që vendet e Ballkanit nuk janë pjesë integrale e Evropës.

Evropa dhe Ballkani është një temë shumë e gjerë dhe nga ana tjetër, nga pikëpamja ime, mban një keqpërceptim sikur vendet e Ballkanit të mos ishin pjesë integrale e Evropës. Në perceptimin tim unë filloj nga supozimi se Ballkani është pjesë integrale e Evropës – deklaroi Stefan Treps, profesor gjerman.

Konferenca me temë “Evropa dhe vendet e Ballkanit” u organizua për të 13-ën herë me rradhë nga Universiteti Amerikan Kolegj.

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 17, 2018 15:57

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed