Kukan: Pres përkrahje dhe bashkëpunim nga ana e opozitës me Qeverinë

Kukan: Pres përkrahje dhe bashkëpunim nga ana e opozitës me Qeverinë

Raportuesi i Bashkimit Evropian për Maqedoninë, Eduard Kukan, në intervistë për angjencinë e lajmeve MIA, ka deklaruar se pret bashkëpunim mes Qeverisë dhe opozitës në lidhje me agjendën evropiane.

“Unë do të prisja përkrahje dhe bashkëpunim nga ana e opozitës me Qeverinë, këto janë çështje të cilat duhet të jenë të rëndësishme për të gjitha palët”, thotë eurodeputeti slloven Eduard Kuakan. Ai shton se duhet të punohet dhe të ketë mbështetje edhe nga opozita edhe nga Qeveria.

“Ne do të vlerësojmë se në mënyrë sa të përgjegjshme sillet opozita”, ka deklaruar eurodeputeti Kukan. Në lidhje me Prokurorinë publike speciale, eurodeputeti Kukan thotë se poashtu është çështje shumë e vështirë dhe e këshillon që në mënyrë objektive të hetojë, e të mos bëhen keqpërdorime politike për këtë çështje, por nga ana tjetër, të mos lihet sikur nuk ka ndodhur dhe nuk është bërë asgjë.

“Shumë njerëz druajnë se ajo mund të keqpërdoret si hakmarrje politike. Shumë është me rëndësi që ajo të shihet në mënyrë objektive, pa qëllime politike”, deklaron eurodeputeti Eduard Kuakan. Në intervistën e tij për MIA-n, Kukan ka folur edhe për Marrëveshjen e Maqedonisë me Bullgarinë dhe për çështjen e emrit me Greqinë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 12:06

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°