Kultivimi i kanabisit mjekësor, “Makkanabis” kërkon heqjen e garancisë bankare

Kultivimi i kanabisit mjekësor, “Makkanabis” kërkon heqjen e garancisë bankare

Qeveria kërkon të ketë garanci bankare për ato ndërmarrje që duan te marrin licencë për kultivimin e kanabisit për nevojat e mjekësisë, mirëpo nga Shoqata “Makkanabs” thonë se garanci bankare nuk duhet të ketë, sepse investitorët privatë nuk ia shesin produktin qeverisë dhe as qeveria nuk ofron ndonjë subvencion.

“Qeveria konsideron se është e nevojshme një milion euro garanci. Qeveria nuk fillon një tender për blerjen e një produkti dhe kështu garancia bankare mund të aktivizohet nëse nuk sigurohet nga operatori. Nëse ndonjëherë shpallet një tender për një produkt, atëherë normalisht do të kërkohet një garanci bankare”,- deklaroi kryetari i Shoqatës “Makkanabis”, Kosta Dukovski.

Nga shoqata kërkojnë edhe eksportin e luleve të kanabisit, kultivuesit të mos paguajnë 10% të fitimeve vjetore në një llogari të veçantë dhe ndërmarrja të mos ketë asnjë detyrim të punësojë të paktën 15 persona.

“Ne nuk mund të eksportojmë lule kanabisi. Kanabisi mjekësor, nëse është e trajtuar ekologjikisht, kushton nga tre deri në katër mijë euro për një kilogram lule të thatë. Për shembull, me 7 ton, ju mund të fitoni rreth 30 milion euro. Ne nuk mund të eksportojmë në vendet e BE-së për shkak të mungesës së certifikatës GMP. Dhe për ta marrë atë, kemi nevojë për regjistrimin e produkteve në MALMED”,- u shpreh kryetari i Shoqatës, Kosta Dukovski.

Shoqata bën thirrje që farmacitë vetë të marrin kanabis nga prodhuesit dhe të bëjnë vetë përzierjen e koncentrateve, siç është në vendet e BE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...