Kultura përballë luftës me “artin” e terroristëve

Kultura përballë luftës me “artin” e terroristëve

Është mjerim i dhimbshëm ta dëshmosh shkatërrimin antik dhe të artit tepër të çmuar. Por trishtimi i kësaj as që mund të krahasohet me tmerrin që njerëzit mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit. E tillë ishte tronditja dhe neveria që unë ndjeva kur pashë videon e ekzekutimit të pilotit të forcave ajrore jordaneze, Muath al-Kasasbeh, nga duart e ISIS-it, në vitin 2015, shkruan sot Koha Ditore.

Ky ishte barbarizëm i pastër dhe i papërpunuar. Më bëri të mendoj se të gjithë ne – pavarësisht se kush jemi e çfarë bëjmë – duhet të bashkohemi të luftojmë kundër së keqes që burrat dhe gratë i bëjnë njëri-tjetrit. Kjo video ishte vështirë e tretshme, dhe vetëm tani jam në gjendje ta formuloj përçmimin tim të plotë për të dhe njerëzit prapa realizimit të videos.

Një kohë të gjatë mendova se duke qenë një grua që punon në fushën e artit dhe të kulturës, mund të jem veç soditëse në luftën kundër terrorizmit. Unë nuk jam ushtare apo luftëtare. Por nuk mendoj ashtu më.
Reem Kassem

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 4, 2019 22:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.