Kumanovë, festivali “Mërgimtarë vendlindja ju mirëpret”

Kumanovë, festivali “Mërgimtarë vendlindja ju mirëpret”

Në sheshin e qytetit të Kumanovës, mbrëmë, për të nëntën herë me radhë, u mbajt festivali i këngëve dhe valleve shqipe “Mërgimtarë vendlindja ju mirëpret”, në organizim të “Javës Kulturore Shqiptare”.

Manifestimi filloi me parakalimin e ansambleve kulturore shqiptare nga troje të ndryshme, për të vazhduar më pas edhe me koncertin e madh ku performuan ansamble e këngëtarë.

“Ky festival na mundëson që të afrohemi me njëri-tjetrin më shumë, sidomos mërgimtarët tanë nga diaspora që kthehen për në vendlindje”,- tha Bjondina Sherifi nga JKSH.

“Edhe sonte, sikurse vitin e kaluar kur ishte edicioni i tetë, e sonte i nëntë, e sigurisht do të vazhdojmë edhe më tej”,- theksoi drejtori i JKSH-së, Agim Behluli.

Ditë më parë, në kuadër të këtij manifestimi u mbajt edhe tryeza e rrumbullakët me temë “Diaspora kumanovare dje, sot dhe nesër”.

Këto aktivitete po realizohen me rastin e ardhjes së mërgimtarëve tanë në vendlindje. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 24, 2019 20:02

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.