Kumanovë, realizohet ekspozitë e nxënësve me punime grafike

Kumanovë, realizohet ekspozitë e nxënësve me punime grafike

Në organizim të Shoqatës 3D, Street Art, nga data 1 deri më 7 tetor, në Shkollën fillore “Rilindja” në Llojan të komunës së Likovës, u realizua punëtoria grafike e 16 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të komunave të Kumanovës dhe Likovës, të cilët realizuan mbi 40 punime grafike. Të gjitha këto punime grafike artëdashësit patën rast t’i shohin mbrëmë në ekspozitën e hapur në Pallatin e Kulturës në Kumanovë.

“Arsyeja se përse kam zgjedhur grafikën është sepse në shkollat fillore dhe të mesme mbahet vetëm një orë në javë art figurativ dhe nuk ka mundësi me teknikat e grafikeve, kështu ne parapamë që nxënësit të mësojnë 4 teknika grafike edhe atë linogdhendje, linogravurë, bakërshkrim dhe gjilpërë e thatë, nxënësit arritën sukses me këto duke i prekur gjitha teknikat nga pak”,- theksoi artisti figurativ, Naim Idrizi.

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur me nxënësit, ata treguan interesim të madh për teknikat e grafikës dhe kështu në punëtori nxënësit realizuan 24 punime grafike si në linogdhendje, linogravur, gjilpërë të thatë dhe bakër shkrim”,- tha artisti, Dali Alili.

Edhe nxënësit u shprehën të kënaqur nga realizimi i kësaj punëtorie dhe shpresojnë se në të ardhmen do të realizojnë edhe më tepër evente të ngjashme.

“Ishte ndjesi e mrekullueshme për ne si nxënës, pasi u njoftuam me këto teknika të reja, bëra tri realizime edhe atë linodhendje, bakër shkrim dhe gjilpërë të thatë. Falënderojmë organizatorët për këtë work shop, pasi tek ne këto evente janë shumë të rralla”,- u shpreh nxënësja në SHMK “Sami Frashëri”, Arta Limani.

Vlen të përmendet se realizimi i kësaj punëtorie grafike dhe ekspozitës u ndihmua nga Ministria e Kulturës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 9 Tetor, 2019 19:23

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.