Kur ëndrrat bëhen realitet – Raye bashkëpunon me Beyonce në “Bigger”

Kur ëndrrat bëhen realitet – Raye bashkëpunon me Beyonce në “Bigger”

Kur ishte 16 vjeçe, këngëtarja Raye tha se do të punonte me Beyonce-n.

Ambiciet e saj në rritje ishin të ngjashme si të një fëmije që bën një raketë lodrash dhe thotë se do të shkojë në hënë.

Por, vetëm pesë vjet më vonë Raye e realizoi ëndrrën e saj.

Ajo realizoi bashkëpunim me Beyonce në këngën “Bigger”, e para në albumin e ri të Lion King “The Gift”.

Ajo realizoi hite solo dhe shkroi këngë të mëdha për njerëz si Ellie Goulding, David Guetta, Little Mix dhe më shumë.

Por bashkëpunimi me Beyonce ndoshta është arritja më e madhe jetësore e saj sa i përket muzikës.

“Është absolutisht e çmendur se si dolën gjërat” tha Raye për Newsbeat.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 23, 2019 22:53

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.