Kura me karrotë dhe mjaltë më e mira kundër kollës

Kura me karrotë dhe mjaltë më e mira kundër kollës

Kolla është një mekanizëm që trupi e vë në punë për të eliminuar çdo substancë të huaj që akumulohet në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri.

Por nëse kolla përsëritet gjithnjë e më shpesh, atëherë ajo shkakton dhimbje, irritim në fyt dhe pagjumësi.

Trajtimet kundër kollës janë të panumërta por shumë prej tyre kanë aftësi qetësuese dhe jo shëruese ndaj viruseve dhe baktereve që e shkaktojnë atë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një kurë natyrale me karrotë që shëron kollën, shkatërron bakteret dhe forcon sistemin mbrojtës të organizmit për tu përballur me të.

Kura Me Karrotë Dhe Mjaltë Kundër Kollës

Sekreti i kësaj kure qëndron tek kombinimi i këtyre dy përbërësve të vyer të kuzhinës.

Si karrota, ashtu edhe mjalti janë shumë të suksesshëm në mjekësinë popullore.

Ato kanë aftësinë të forcojnë sistemin mbrojtës të organizmit kundër të ftohurës, gripit dhe sëmundjeve respiratore që shkaktojnë kollën.

Karrota dhe mjalti ndihmojnë organizmin të largojë më shpejt sekrecionet dhe të qetësojë rrugët e frymëmarrjes.

Karrota është e pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe ushqejnë mushkëritë.

Karrota përmban shumë vitaminë A, B, C, K, hekur, kalium, magnez dhe fosfor.

Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar mjaltin si një prej ushqimeve më të mira kundër kollës dhe të ftohurës.

Ai qetëson fytin dhe përmirëson mekanizmat mbrojtës të organizmit.

Mjalti përmban antioksidantë dhe luftojnë mikrobet dhe patogjenët që pushtojnë rrugët e frymëmarrjes.

Sheqernat natyralë tek mjalti janë një burim energjie për trupin dhe metabolizmin.

Nga pikpamja ushqimore, mjalti përmban acide organike, vitaminat B dhe C, minerale si magnezi ,fosfori, kalçiumi e të tjerë.

Mjalti përmban edhe enzima, flavonoidë dhe polifenolë.

Si Ta Përgatisni Kurën Me Mjaltë dhe Karrotë

Kjo pije mund të përgatitet shumë lehtë në shtëpi dhe është e përshtatshme si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

Përbërësit:

500 gramë karrota

100-150 gramë mjaltë (rreth 6 lugë gjelle)

Përgatitja:

Lajini karrotat dhe pritini në copa të vogla.

Vendosini në një tenxhere me ujë dhe ziejini deri sa të zbuten.

Më pas futini në një mikser bashkë me mjaltin.

Masën e trashë hidheni në një kavanoz dhe konsumojeni sapo të vëreni shenjat e para të kollës.

Ju mund të konsumoni deri në katër lugë gjelle gjatë ditës.

Dozën e parë mund ta merrni menjëherë në mëngjes dhe të tjerat gjatë vakteve.

Nëse kolla vazhdon edhe natën, mund të merrni një lugë tjetër për qetësim.

Efekti i kurës ndihet në ditën e dytë, megjithatë ju duhet të vazhdoni ta merrni kurën deri sa kolla të jetë larguar plotësisht.

Nëse kolla vazhdon për më shumë se një javë, atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek./AgroWeb.org

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Prill 14, 2018 23:02
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
11°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...