Kurti takon sot Mustafën dhe Osmanin për qeverinë e re

Kurti takon sot Mustafën dhe Osmanin për qeverinë e re

Sot  pritet të zhvillohet një takim ndërmjet zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim pritet që të jenë të pranishëm kreu i LVV-së Albin Kurti ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kreu i partisë Isa Mustafa dhe kandidatja për Kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani. Takimin e ka paralajmëruar vetë dy net më parë në Kurti, Kohavizion.

Ndërsa kandidatja për Kryeministre Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook se vota e qytetarëve ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe.

Qytetarët, po ashtu përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kurti insiston për një koalicion me LDK-në, në të kundërtën thotë se Kosova sërish shkon në zgjedhje.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se nuk ka ndonjë arsye të mos ketë koalicion LVV-LDK. Kurti edhe gjatë ditës së sotme ka pritur në zyrat e tij ambasadorë të huaj.

Ai ka takuar përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë  dhe  ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë me të cilët kanë diskutuar edhe për dialogun Prishtinë Beograd.

Në rezultatet e zgjedhjeve të 6 Tetorit, partia që ishte në pushtet për 12 vjet, PDK doli e treta me radhë derisa dy partitë opozitare LVV e LDK  ishin të parat në një garë të ngushtë mes vete.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 09:46

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER