Kush dhe me sa përqindje merr pjesë në ndotjen e ajrit – a ka Maqedonia analiza të sakta?

Kush dhe me sa përqindje merr pjesë në ndotjen e ajrit – a ka Maqedonia analiza të sakta?

Ngrohja e shtëpive, trafiku, industria – sa kanë pjesë në ndotjen totale të ajrit ambiental?

Institucionet dhe shoqatat qytetare nuk pajtohen me të dhënat nga studimi i qytetit të Shkupit i cili lokalizon ndotësit më të rëndësishëm.

Sipas këtij dokumenti të përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë Austriake Mjedisore dhe Institutin Meteorologjik të Finlandës, ndotësit më të mëdhenj janë amvisëritë. Për shoqatat qytetare kjo është e papranueshme.

Pas instrumenteve matëse, është zbuluar se edhe në verë, kur nuk ka nevojë për ngrohje, ka ndotje jashtëzakonisht të lartë.

Sipas studimit, edhe trafiku përfshihet në ndotjen e ajrit.

Transporti falas i autobusëve, ndalimi i automjeteve në Vodno, dorëzimi i mallrave në një termin të caktuar – kjo ishte pjesë e masave që deri më tani janë aplikuar për të zvogëluar ndotjen në qytet.

Për një periudhë më të gjatë, disa stacione matëse në kryeqytet nuk tregojnë nëse ka ndotje të ajrit, pasi nuk punojnë.

Nga Ministria e Mjedistit thonë se ata janë në riparim dhe do të punojnë sa më shpejt që ata të vendosen në funksion.

Sipas analizave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maqedonia renditet si vendi me ajrin më të ndotur në Evropë.

Tetova dhe Shkupi janë shumë shpesh në krye sipas ndotjes në botë që vijnë rezultate nga aplikacione të huaja që monitorojnë cilësinë e ajrit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 22:11

REKLAMA

Maqedoni
1°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE