Kush tenton të shemb Kërçovën shqiptare, do të pëson edhe më keq se çka pësuar

Kush tenton të shemb Kërçovën shqiptare, do të pëson edhe më keq se çka pësuar

Shkruan: Gjylfije HALILI

Zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kërçovë ishin më tepër se zgjedhje politike dhe më tepër se një referendum. Përskaj mobilizimit dhe unifikimit të faktorit politik maqedonas, Kryetar komune për herë të parë u zgjodh një shqiptar.

Në vitin 2013 në Kërçovë u shkrua historia dhe fati deshi që flamurtar i historisë së re të Kërçovës të jetë Fatmir Dehari. Ishte një betejë politike dhe kombëtare. Në njërën anë u radhitën shqiptarët e Uskanës Ilire dhe në anën tjetër ishin sllavo-maqedonasit ardhacak të cilët luftuan deri në momentin e fundit që Kërçovën të vazhdojnë ta mbajnë të okupuar politikisht.

Ngadhënjeu zemra e madhe shqiptare, ngadhënjeu vetëdija e lartë kombëtare dhe mbi të gjitha ngadhënjeu ndjenja e patriotizmit të pashuar kombëtare e shqiptarëve të Uskanës dhe veçmas mërgatës shqiptare gjithandej rruzullit tokësor.

Tani pas katër vitesh kur Kërçova janë fitoi epitetin e shqiptarizimit, dikush tenton të zbehë historinë e re duke u vënë në shërbim të qarqeve anti-shqiptare. Me apo pa vetëdije, dikush tenton të përçanë shqiptarët e Kërçovës duke nxitur ndarje mes BDI-së. Parashtrohet pyetja se kujt i konvenon kjo lojë e rrezikshme, kush kujt i bënë shërbime, kush ka marrë detyrë për ta thyej Kërçovën nga rruga e shqiptarizimit.

Kush u ka borxh qarqeve anti-shqiptare që po vihen në shërbim të tyre për ta humbur Kërçovën shqiptare. Fatmir Dehari nuk është vetëm Kryetar i Kërçovës, aq më pak nuk është Kryetar që vjen nga një tabor politik. Fatmir Dehari është shtylla e unifikimit të shqiptarëve të Kërçovës pa dallime politike dhe fetare. Janë të dështuara që në fillim tentimet që Fatmir Deharin ta vendosin para aktit të kryer si palë kundërshtare mes grupacioneve të ndryshme politike.

Fatmir Dehari nuk guxon të paraqitet në opinion si palë konfrontimi mes grupacioneve. Fatmir Dehari mbetet figura unifikuese e shqiptarëve të Kërçovës, qoftë brenda subjektit politik, BDI qoftë brenda taborit politik shqiptar. Fatmir Dehari nuk ka problem me asnjë eksponent politik brenda BDI-së dhe brenda partive politike shqiptare, prandaj as që duhet të merret me polemika në media dhe rrjetet sociale. Fatmir Dehari është Kryetar Komune me pëlqimin e shumicës së shqiptarëve dhe kush tenton ta interpreton ndryshe, sigurisht se do të pëson fiasko politike. Fatmir Dehari në qoftë se do të rikandidojë, edhe pas zgjedhjeve lokale të Tetorit do të vazhdon të mbetet Kryetar i Kërçovës, sepse kështu duan shqiptarët.

Ti Fatmir Dehari bëre mirë që nuk reagove pas tentativës për përçarje të strukturës së BDI-së në Kërçovë, sepse ti nuk ke problem me askënd, nuk duhet të bëhesh pjesë e një lufte të pakuptimtë me njerëz që e kanë humbur rrugën në oborrin e tyre.

Ti Fatmir Dehari je në një pozicion parivalitet, sepse, ti je Kryetar i Shqiptarëve të Kërçovës dhe këtë privilegj e ke vetëm ti. Kush tenton të shemb Kërçovën shqiptare, do të pëson edhe më keq se çka pësuar deri më tani, sepse, shqiptarët e dijnë shumë mirë se ku gatuhet brumi i shqiptarizmit dhe kush tenton ta çon ujin në mullirin e tjetër kujt. Mbahu Fatmir Dehari se shqiptarët janët janë po ata të vitit 2013, dhe përbetimin e tyre do ta dëshmojnë sa herë që thërret Kushtrimi i vendlindjes arbërore. Viti 2017 do të jetë viti i fitores së dytë më të madhe, pas fitores historike të vitit 2013.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2017 11:45

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°