Kushtet për në BE? Shteti ligjor, korrupsioni, fqinjët…

Kushtet për në BE? Shteti ligjor, korrupsioni, fqinjët…

Secili prej 6 vendeve të Ballkanit do ta ketë të pamundur integrimin në BE, nëse nuk ka forcuar shtetin ligjor dhe nuk ka zgjidhur njëherë e mirë problemet me fqinjët.

Në atë që BE-ja e quan si një perspektivë të besueshme zgjerimi për rajonin, theksohet se shtetet ballkanike duhet të zhdukin elementët e kapjes së shtetit, lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes, dhe përzierjen e interesave private me ato publike.

Kërkohet gjyqësor i fuqizuar dukshëm dhe i pavarur, e thelbësor konsiderohet fuksionimi i strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dialogu politik në Parlament vlerësohet i domosdoshëm. Në këtë kontekst theksohet nevoja, që “qeveria t’i sigurojë opozitës mundësinë për të bërë plotësisht rolin e saj dhe që opozita të përfshihet në proceset demokratike në mënyrë konstruktive. Zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme”.

Një kërkesë e detyrueshme e BE-së është pajtimi dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë, pasi unioni nuk do të pranojë të importojë mosmarrëveshje dhe paqëndrueshmëri brenda vetes.

Veçanërisht sinjali bëhet i qartë për Serbinë dhe Kosovën. “Zgjidhjet përfundimtare dhe detyruese duhet të gjenden dhe zbatohen para se një vend të anëtarësohet”, thuhet në strategji, ndërsa udhëheqësit e rajonit nuk duhet të lënë asnjë dyshim, që orientimi i tyre strategjik është BE-ja.

Katër fushat e tjera, ku unioni dhe Ballkani lidhen në këtë udhërrëfyes integrimi, janë Siguria dhe migracioni, Zhvillimi social-ekonomik, Transporti dhe ndërlidhja e energjisë, si dhe Agjenda dixhitale.

Viti 2025 u vendos në strategji jo si nja afat zyrtar, por si një perspektivë ambicioze që kërkon mund dhe përkushtim.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 22:37

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
9°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE