Kushti i Kasamit, ende s’dihet a do të bëhet Maqedonia pjesë e NATO & BE ose mbetet në izolim me sy nga Rusia

Kushti i Kasamit, ende s’dihet a do të bëhet Maqedonia pjesë e NATO & BE ose mbetet në izolim me sy nga Rusia

Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me Maqedoninë, a do të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së apo do të mbetet në izolim dhe me sy nga Rusia.

Ka mbetur edhe pak kohë deri në afatin e fundit që parashikoi kryeparlamentari Xhaferi- 15 janar kur duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ndërsa deri më tani, nuk ka marrëveshje mes liderit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasamin, votat e së cilës janë pjesë e shumicës absolute të nevojshme për miratimin e ndyshimeve.

Jozyrtarisht thuhet se bisedimet me këtë parti janë ndërprerë dhe se kryeministri kërkon edhe një votë shtesë.

Ende nuk ka marrëveshje mes liderit të LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizjes BESA me kryetar Bilall Kasamin, konfimori për Portalb.mk, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi.

“Siç kemi thënë edhe më herët në deklarimet tona, pa plotësimin e kërkesave të shqiptarëve nuk e japim votën” tha ai duke mos komentuar nëse kjo domethënë se bisedimet kanë dështuar plotësisht.

I pyetur nga Portalb.mk, a do të kenë takime dhe bisedime të reja ditën e nesërme ky i fundit tha se “ende nuk e dinë, por qëndrimin nuk e ndryshojmë”.

Sipas infomatave të Plusinfo bisedimet kanë dështuar dhe nuk planifikohen të reja ndërsa Zaevit i mungon edhe një votë për të arritur 2/3 e shumicës.

Shtyrja e seancës plenare për ndryshmet kushtetuese dje dhe sot u bë për shkak të mos-arritjes së marrëveshjes në lidhje me këtë amandament:

“Për qytetarët e përkatësisë etinke shqiptare, në rregulloret dhe pjesët e tjera të legjislacionit të organeve shtetërore, nënshtetësia në gjuhën maqedonase do të jetë “maqedonase / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën shqipe do të jetë “e Maqedonisë / qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore” ndërsa në gjuhën angleze do të ishte “macedonian / citizen of Republic od North Macedonia”

Mbetet e paqartë nëse Lëvizja Besa qëllimisht ka kërkuar të quhet “Maqedonia Veriore dhe jo “Maqedonia e Veriut” siç shkruan në Marrëveshjen e Prespës- përkthim zyrtar i Qeverisë.

Pse është bërë kështu, për këtë detaj, zëdhënësi nuk kishte informata.

Mbrëmë dhe gjatë ditës Zaev ishte optimist se do të merren vesh pasi që bëhet pjesë për çështje teknike, gjë që sipas tij, nuk e vë në rrezik identitetin maqedonas, por më vonë, siç shkruan Plusinfo, pas reagimit të 8 deputetëve që dolën nga VMRO-DPMNE të cilët thanë se nuk do të votojnë nëse pranohet amandamenti i Lëvizjes BESA, edhe kryeministri ka ndërruar mendje.

Mbetet të shihet nëse Maqedonia do të mbetet sërish peng i VMRO-DPMNE-së nacionaliste, siç ishte për 11 vite me radhë, duke hyrë në këtë lojë tani edhe Lëvizja Besa e cila me apo pa dashje i jep shkak të njëjtës.

Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese që do të vazhdojë nesër. Ka gjasa që kryeparlamentari Talat Xhaferi ta fillojë seancën për përcaktimin e amandamenteve, ku sipas pikës së parë të rendit të ditës, secili amendament përctohet dhe votohet me shumicë të thjeshtë (61 deputet).

Më pas e njejta të ndërpritet dhe të vazhdojë kur të arrihet shumica absolute prej 80 deputetëve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 23:07

ARKIVI I LAJMEVE