Kuvend, debati për ndryshimet kushtetuese, dritë jeshile për propozim/amendamentin e parë

Kuvend, debati për ndryshimet kushtetuese, dritë jeshile për propozim/amendamentin e parë

Në punimet e sotme të Komisionit amë për debatin rreth propozim amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, 10 deputetë me votën e tyre “pro” i dhanë dritë jeshile propozim amendamentit të parë me të cilin termi Republika e Maqedonisë zëvendësohet me Republika Maqedonia e Veriut.

Opozita maqedonase vazhdon me qëndrimin kundër dhe me akuzat për mbarëvajtjen e një procesi jotransparent. Anëtarët e Komisionit për çështje kushtetuese kanë filluar debatin rreth propozim amendamentit të dytë ku vendimi i KAÇKM-së do të duhet të zëvendësohet me proklamatën e KAÇKAM-së, si dhe inkorporimin e termit Marrëveshja Paqësore e Ohrit.

“Teza se VMRO-DPMNE-ja e ka bojkotuar referendumin nuk ju mban dhe se kemi dalë në bojkot të heshtur. Bojkotin ua bojkotuan qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në Referendum deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë dalë dhe kanë votuar, këtë votim e kanë kryer edhe anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

“Të shtojmë termin e Marrëveshjes së Ohrit në preambulë po ashtu është logjike dhe nuk është e diskutueshme, një pjesë e mirë e tyre tanimë janë të inkorporuara në Kushtetutën e Maqedonisë që nga viti 2001 dhe kushtetuta është ndryshuar dukshëm me inkorporimin e Marrëveshjes së Ohrit, deri tash Kushtetuta e Maqedonisë ka 32 amendamente, ku 14 prej tyre dalin nga Marrëveshja e Ohrit”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

“Njërën pjesë të debatit të cilin e hapët le të mbetet edhe më tej e hapur, edhe pse në aspekt formalo-juridik e njëjta nuk mund të implementohet. Pjesa për të cilën flisni, për termin për përdorimin e gjuhës shqipe në vend të pjesës për gjuhën e 20% të popullatës, Pse, sepse ato amendamente kushtetuese nuk janë hapur”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev. /TVM2/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2018 19:18

REKLAMA

Maqedoni
11°
6°
Thu
4°
Fri
2°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE