Kuvendi slloven ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Kuvendi slloven ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Me një seancë të jashtëzakonshme, Sllovenia bëhet vendi i dytë i Aleancës që ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO pas Greqisë. Në seancën para votimit në parlamentin slloven mbajti fjalim kryeparlamenti, Talat Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë në Ljubljanë.

XHAFERI FJALIM NË KUVENDIN SLLOVEN: NA NDIHMUAT SHUMË QË TË ARRIJMË KËTU KU JEMI

Bashkëpunimet produktive mes dy vendeve nuk kanë munguar me dekada, ndërsa marrëdhëniet e mira miqësore dhe parimore u dëshmuan edhe në proceset integruese, tha në fjalimin e tij kryeparlamentari Xhaferi.

“Kënaqësia është e madhe kur ju drejtohem miqve tanë që kemi një histori të përbashkët, miqtë që na ndihmuan shumë për atë që ne jemi tani dhe jam i bindur se këtë miqësi do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Edhe njëherë u dëshmua se mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura dhe probleme. Ne shpresojmë që deri në fund të vitit të ratifikohet protokolli për anëtarësim të plotë në NATO që javën e kaluar u nënshkrua në Bruksel nga 29 ambasadorët e vendeve anëtare. Sinqerisht ju falënderoj në emër të parlamentit të RM-së dhe qytetarëve të Maqedonisë”,- deklaroi kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO duhet të ratifikohet edhe në 27 vendet tjera anëtare, ndërsa së shpejti pritet që dritë jeshile t’i japin edhe Shqipëria, Bullgaria dhe Sllovakia. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 12, 2019 19:14
Loading...