Kyrgios gjobitet me mbi 100 mijë euro për shpërthimin në fushë

Kyrgios gjobitet me mbi 100 mijë euro për shpërthimin në fushë

Nick Kyrgios është gjobitur me 113 mijë dollarë (102 mijë euro) pas shpërthimit të tij në turneun Masters të Cincinnatit, ku theu dy raketa dhe e fyeu arbitrin, para se të pështynte në drejtim të tij.

ATP-ja ka thënë se në gjobën e madhe janë të përfshira gjobat individuale si abuzimi me top, largimi nga fusha pa leje dhe sjellja josportive gjatë humbjes së Kyrgiosit në rrethin e dytë të turneut nga rusi Karen Khachanov.

Kyrgios, 24-vjeçar, është paralajmëruar se mund të përballet me një suspendim tjetër nga sporti pasi të bëhen hetimet e plota, shkruan AFP, përcjell Koha Ditore.

Pasi që tenisti numër 27 në botë pësoi 6:7, 7:6 dhe 6:2 nga Khachanov të mërkurën mbrëma, ai e quajti gjyqtarin Fergus Murphy një “vegël”, refuzoi t’ia jepte dorën derisa pështyu në drejtim të karriges ku ishte ulur gjyqtari.

Ai më herët gjatë meçit kishte marrë një dënim për shkak të vonesave, iu mor një pikë dhe u paralajmërua sërish pasi u largua nga fusha pa leje në fund të setit të dytë, pas së cilit u pa duke shkatërruar dy raketa të tenisit në korridor. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 17, 2019 22:20

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA