Lajm i mirë, pas disa vitesh rikthehet Ansambli Besa nga Gostivari

Lajm i mirë, pas disa vitesh rikthehet Ansambli Besa nga Gostivari

Pas disa vitesh rikthehet në skenë dhe aktivizohet Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Besa” nga Gostivari, njofton Flaka. 

Nga burime brenda këshillit iniciativ, Flaka mëson që më datë 23.02.2018 ( e premte) ora 19:00 në sallën e këshillit komunal të Gostivarit do të mbahet kuvend i regullt i Ansamblit, ku do të zgjidhet kryesis e re dhe do filloj me aktivitetet e rregullta kulturore dhe artistike.

Përmes Flakës, organizatorët njoftojnë të gjithë anëtarët e Ansamblit “BESA” – Gostivar si dhe të  gjithë qytetarët e Gostivarit që të marrin pjesë në këtë mbledhje vendimtare për funksionimin e Ansamblit.

Nga dhjetori i vitit 2013, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Besa” nga Gostivari, ngeli pa kryetar, pas dorëheqjes së kryetarit të atëhershëm, Feuzi Xhaferi.

Nga muaj prill i vitit 2014 ka skaduar mandati katërvjeçar i kryesisë së ansamblit. Deri tani, aktiviteti i Ansamblit ngeli pezull, pasi nuk është thirrur kuvendi i ansamblit për të zgjedhur kryesinë e re.

“Besa” si Shoqëri kulturore artistike është themeluar në vitin 1971 dhe numëron 44 vite funksionim. Prej vitit 2005 në regjistrin gjyqësor është evidentuar si Ansambël i Këngëve dhe Valleve Popullore (AKVP).

“Besa”, për qytetarët shqiptarë të Gostivarit, ka një domethënie të madhe rreth kultivimit, rruajtjes
dhe avancimit të vlerave kulturore kombëtare, duke realizuar me qindra shfaqje brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Nga radhët e këtij ansambli kanë dal edhe shumë emra të spikatura të estradës shqiptare, siç janë Hajrullah Volina, Maksut Deari, Hanife Sefulla Reçani, Shehindere Stafaj, Shaban Stafaj, Rizvan Sinani, Salla Shabani, si dhe shumë emra të tjerë të njohur për kulturën shqiptare.

“Kërcet lodra, ushton larg Shari, po krenohet sot Gostivarit, një lule që na ka lulëzuar, emrin “Besë”, ia kemi dhuruar”, është refreni i këngës dedikuar ansamblit “Besa”, në fillet e saja, por ky refren për fat të keq është zbehur në këto ditë të vështira nëpër të cilat kalon ky ansambël. flaka.com.mk 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2018 14:16

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE