Lajm i rëndësishëm për të gjithë ju që luani Play Station

Lajm i rëndësishëm për të gjithë ju që luani Play Station

Sony njoftoi zyrtarisht se, pas dymbëdhjetë vjetësh dhe kërkesave të panumërta të përdoruesve, më në fund i lejon përdoruesit të ndryshojnë emrat e tyre në Play Station. Për këtë, ka krijuar një funksion të ri të quajtur Play Station Preview me anë të së cilit së pari ju mund ta testoni emrin e ri.

Thashethemet se PlayStation po bënin këtë ndryshim të shumëpritur u shfaqën më parë këtë muaj , kur kompania la të kuptohet se atyre u ishte thënë të përgatiten për ndryshimin. shkruan Indeksonline.

Sid Shuman, drejtori i mediave sociale të PlayStation tha se madje emrin tuaj mund ta ndërroni sa herë që të dëshironi.

Por, vetëm ndryshimi i parë është falas ngase ndryshimet tjera do të jenë me pagesë me shumë prej 9.99 dollarë.

Ju do të keni mundësinë të ktheheni në emrin tuaj të vjetër nëse keni probleme.

Zbatimi i plotë i ndryshimeve të ID-ve të PSN-së do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm dhe testi paraprak do të zgjasë deri në fund të nëntorit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 11, 2018 22:50
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
21°
14°
Sat
12°
Sun
7°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE