Lamborghini shpalos makinën e re më 24 nëntor

Lamborghini shpalos makinën e re më 24 nëntor

Prodhuesi italian ka njoftuar një “ngacmues” për konceptin Vision Gran Turismo përpara premierës së veturës.

Videoja e shkurtër nuk zbulon shumë për konceptin e ri, përveç detajeve të pjesës së pasme të automjetit, siç janë dritat e frenimit LED dhe një shpërndarësi masiv, dhe bazuar në tingullin, mund të supozohet se Vision Gran Turismo është mundësuar nga një motor atmosferik V12, me shumë mundësi “i huazuar” nga Lamborghini Aventador.

Më shumë detaje do të dihen në fund të javës, pasi Lamborghini njofton premierën e këtij koncepti në 24 nëntor.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Nëntor, 2019 22:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.