Land Rover me SUV që mbushet me rrymë, shumë të fokusuar për rrugë

Land Rover me SUV që mbushet me rrymë, shumë të fokusuar për rrugë

Modeli i ri, është më i fokusuari për rrugë, që Land Rover e ka krijuar deri më tani.

Vitin e kaluar, Land Rover aplikoi për ta patentuar një makinë, që do të quhet Road Rover, duke lënë të nënkuptohet që do jetë një makinë rivale për të fuqishmin Mercedes S-Class.

Që atëherë, ka pasur lajme të ndryshme se do jetë një makinë që mbushet me rrymë, e nivelit të Audi A4 Allroad dhe Volvo V90 CrossCountry.

Megjithëse dukesj se planet për Road Rover ishin anuluar, Autocar ka mësuar se kjo makinë lansohet gjatë vitit 2021. Road Rover do jetë një makinë elektrikë, me e fokusuar për rrugë deri më tani, që e ka prodhuar ky prodhues britanik.

Por, nuk do t’i mungojnë as kapacitetet për të gjitha terrenet, sikur çdo Land Rover, derisa me përmasa më të vogla, ky SUV do të jetë në rivalitet me Porsche Macan dhe Audi e-tron.

Sa i përket përmasave, do të jetë në mes të Land Rover Evoque dhe Velar, ndërsa do ketë tavan më të ulët dhe pjesën e përparme më të ngushtë, që të përshtatet me sistemin me bateri.

Derisa nuk dihen detajet lidhur me kapacitetin, arkitektura në të cilën është ndërtuar Road Rover, mund të zë bateri me 90.2 kËh, që ofrojnë autonomi deri në 470 kilometra.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 22:54

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA