Lëndohet gostivarasi

Lëndohet gostivarasi

Në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, dje (10-shkurt) rreth orës 08 e 30 minuta, është pranuar 49-vjeçari E.H. nga Gostivari, i cili duke hyrë në një objekt (ndërtesë banimi) në ndërtim e sipër, në të cilën ka punuar, ka shkelur në një bord prej druri, e cila menjëherë është rokullisur, dhe gjatë kësaj ka marur lëndime të rënda trupore ( frakturë në nyjen e këmbës dhjathtë). Pas dhënjes së ndihmës mjeksore, i njëjti është dërguar në Klinikat e Shkupit. Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ku është lënduar personi E.H. dhe rasti është duke u zbardhur.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Shkurt 11, 2019 13:33
Loading...