Lëndohet Ter Stegen para finales së Copa del Rey

Lëndohet Ter Stegen para finales së Copa del Rey

Ter Stegen është në dyshim për finalen e Copa del Rey, ku Barcelona do të përballet me Valencian.

Pas Luis Suarez, për të cilin tashmë ka përfunduar sezoni, edhe portieri, Andre ter Stegen, mund të humbasë finales e Copa del Rey.

Barcelona ka njoftuar se portieri gjerman “është duke pasur probleme me gjurin e djathtë” dhe se lojtari nuk është i gatshëm për lojë, “gjithçka do të varet se si do të shkojë rikuperimi”.

Kështu, ai do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit, të dielën kundër Eibarit dhe është në dyshim edhe për finalen e 25 majit kundër Valencias.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 16, 2019 21:11
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.