Lëvizja BESA: Ftesë e merituar për NATO

Lëvizja BESA: Ftesë e merituar për NATO

Lëvizja BESA vlerëson se ftesa e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë, është një lajm historik dhe se për këtë në rend të parë meritorë janë qytetarët e vendit, e pastaj aktorët politikë si dhe angazhimi i Lëvizjes BESA që iu bashkangjit kësaj Qeverie për ta ndihmuar vendin në procesin e reformave.

Komunikata e plotë e Lëvizjes BESA:

“Vendimi i sotëm i Samitit të NATO-s në Bruksel, që Republikës së Maqedonisë t’i bëhet ftesë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, përbën lajm me përmasa historike për vendin tonë. Ndonëse ka qenë një proces i vështirë, me shumë peripeci dhe sakrifica, kjo sot u valorizua dhe një mundësi që u humb më 2008, sot u bë realitet.

Sigurisht se për këtë meritorë janë të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe ata meritojnë uratën më të madhe, por s’do mend se edhe aktorët politikë vendorë e kanë bërë punën e tyre, duke përfshirë këtu edhe angazhimin e Lëvizjes BESA, që u dëshmua duke iu bashkëngjitur kësaj qeverie, për t’u bërë kështu pjesë e historisë më të re të vendit dhe për ta realizuar premtimin e dhënë qytetarëve dhe votuesve se BESA, pavarësisht çmimit politik, do të jetë pjesë e anëtarësimit të vendit në NATO.

Me këtë rast BESA thekson se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është shtegu i ri dhe i guximshëm, që po e hapim për të mirën e qytetarëve të vendit, ndërsa po realizohet në emër të pranimit të vlerave perëndimore, në emër të stabilitetit të rajonit dhe në emër të perspektivës zhvillimore”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 22:11
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
16°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...