Lezhë, turisti nga Kosova humb jetën tek “Rana e Hedhun”

Një 62-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Lezhë teksa po bënte plazh në zonën e Ranës së Hedhun.

Rreth orës 13:25 shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, ka rrezikuar të mbytet dhe më pas në gjendje të rëndë shëndetësore është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës ku edhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 9, 2018 19:36

Publicitet


Moti sot
14°
24°
Sun
24°
Mon
23°
Tue
23°
Wed