Ligji e parasheh, por në Maqedoni askush nuk ka vuajtur burg për hedhje mbeturinash

Ligji e parasheh, por në Maqedoni askush nuk ka vuajtur burg për hedhje mbeturinash

Mbeturina ka gjiandje. Hudhen nga bishta cigaresh, krevate e teknikë e bardhë e në rrugë sheh edhe kamiona të ngarkar me mbetje ndërtimore që hidhen ku të mbërihet. Gjobat për të gjithë qytetarët janë të njëjta dhe nëse kapesh në vend, duhet paguar gjobë 50 euro ose ti pastrosh mbeturinat.

Edhe në rrugë nuk gjenë vetëm buishta cigaresh, qytete janë plotë e përplot me mbeturina. Nga Higjiena Komunale në kryeqitet thonë se ata nuk mund të arrijnë sa popullata mund të hedh gjithandej mbeturina.

Ligji për pastërtinë publike u miratua në vitin 2008 dhe parashikon sanksione për kundërvajtje që mund të vendosen nga kujdestarët komunalë ose policia. Ministria e Brendshme në territorin e Shkupit në vitin 2017 shkroi 203 kundërvajtje me gjobë 50 euro, ndërsa në 2018, 264. Në kodin penal, sipas nenit 230, gjithashtu mund të ndiqesh penalisht dhe të burgosesh nëse hedhurinat hedhen në vende të paligjshme. Për mbeturinat e zakonshme, gjobat janë nga tre muaj deri në tre vjet, ndërsa për mbetje tjera dhe të rrezikshme dënimi arrinë 10 vjet. Por prokuroria nuk ka të dhëna specifike nëse dikush është i burgosur për këtë çështje, dy aktakuza janë paraqitur në nivel të Shkupit jozyrtarisht, por gjykata i ka refuzuar ato.

Tani për tani, ligji penal është ai që vendos dënime me burg për qytetarët dhe bizneset. Nuk ka efekte të zbatimit të tij, dhe mjedisi vazhdon të jetë viktimë e qytetarëve të pakujdesshëm. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 15, 2019 21:50
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.