Ligji i Prokurorisë, grupet e punës janë pesimiste

Ligji i Prokurorisë, grupet e punës janë pesimiste

Grupet e punës për harmonizimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike nuk besojnë se deri më 15 tetor mund të arrihet marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës. Udhëheqësi i negociatave nga radhët e opozitës thotë se konceptet janë të kundërta duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për mendim nga Komisioni i Venecias.

Unë jam drejtpërdrejt i përfshirë në grupet e punës dhe nuk mund të jap një vlerësim të tillë pozitiv se gjoja së shpejti mund të arrijmë marrëveshje. Konceptet janë në drejtime të kundërta dhe për këtë arsye neve e këshillojmë ministren Renata Deskoska që tekstin e ligjit ta dërgojë në Komisionin e Venecias dhe të marrim mendim profesional”-tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Milloshoski konfirmoi se puna e grupeve të punës vazhdon të mbetet e ngrirë.

Nuk ka takime mes grupeve të punës, për momentin jemi në “status quo” dhe vlerësojmë se dinamikën dhe ecurinë e negociatave e ka për përgjegjësi ministria e Drejtësisë, por shihet qartë se nuk kanë vullnet politik që ky proces të përfundoj shpejtë dhe me sukses”-pohoi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ministria e Drejtësisë mbetet në qëndrimin se marrëveshja e mundshme cenohet nga kërkesat e opozitës përtej vijave të kuqe. Prononcimi i grupeve të punës vjen një ditë pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryeministri Zoran Zaev deklaruan se marrëveshje mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike mund të arrihet para 15 tetorit, përkatësisht datës së mundshme për negociata me BE-në.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2019 19:38

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA