Ligji për prokurorinë, palët nuk lëvizin nga qëndrimet

Ligji për prokurorinë, palët nuk lëvizin nga qëndrimet

Kushtet e opozitës ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, VMRO-DPMNE-ja do t’i prezantojë edhe para opinionit, që më pas pushteti të prononcohet nëse i pranon ose jo. Dallimet e theksuara të cilat vazhdojnë të mbeten në fatin e bombave si dëshmi në procedurë, pritet të zvarrisin konsensusin për fatin e Prokurorisë Speciale Publike.

Nuk kam detaje që mund t’i ndaj me ju por sonte do të keni mundësi t’i dëgjoni në miting. Mund të them se ditëve në vijim grupi i punës do të dal me konferencë për media ku edhe do të shpalosen të gjitha detajet mbi bisedimet, amendamentet dhe modalitetet”- tha Vllado Misajllovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së

Ministria e Drejtësisë pret përgjigjen e opozitës lidhur me propozimin. Nga rrjedha e deritanishme e takimeve, jo zyrtarisht mësohet që palët janë pajtuar vetëm për funksionimin e Speciales si departament në vete në kuadër të Prokurorisë Publike. Grupet e punës deri më tani kanë zhvilluar disa takime ndërsa gjëja për të cilën deri më tani janë pajtuar është ajo për ndarjen e 65 amendamenteve në grupin e çështjeve teknike dhe atë për çështje thelbësore. Nga ana tjetër dallimet mbeten për mënyrën e funksionimit të prokurorisë speciale dhe përdorimin e “bombave” si dëshmi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 19:35

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.