Limaj: Lista Serbe s`ka kërkuar asgjë në këmbim të votës

Limaj: Lista Serbe s`ka kërkuar asgjë në këmbim të votës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka ndarë optimizmin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për ratifikimin e Projektligjit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi gjatë kësaj jave.

“Unë pres që këtë javë kjo çështje të mbyllet. Do të doja që këtë javë të mbyllet”, ka thënë Limaj, në emisionin “Debat” në RTK.

“Kjo javë, besoj, është shumë e rëndësishme për ta mbyllur këtë temë”, është shprehur kryetari i Nismës Socialdemokrate.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës i vendit po angazhohet për t’i siguruar votat për ratifikimin e Projektligjit për Demarkacionin.

“Kemi punuar fort këto ditë për t’i siguruar votat”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka thënë se, përkundër raportimeve në media Lista Serbe nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të votave për demarkacionin.

“Njerëzit kanë vështirësi, probleme të natyrave të ndryshme. Duan kohë, e kanë të vështirë. Nuk ka pasur diskutime me tension. Ne po japim argumente pse është e rëndësishme për vendin të ecet përpara”, ka theksuar Limaj.

“Po punojmë në mënyrë që t’i sigurojmë votat”, ka shtuar tutje zëvendëskryeministri.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 22:33
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
5°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...