Linjë falas telefonike për paraqitjen e shkeljes së të drejtës së votimit

Linjë falas telefonike për paraqitjen e shkeljes së të drejtës së votimit

Avokati i popullit në prag të referendumit nga e hëna (17 shtator) do të hapë linjë falas telefonike 0800 54321, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës së votimit në shprehjen e lirë të mendimit të tyre dhe qëndrimin lidhur me çështjen e referendumit.

Nga Zyra e avokatit të popullit në kumtesën e sotme përkujtojnë në rëndësinë e jashtëzakonshme nga realizimi i të drejtës së deklarimit të drejtpërdrejtë dhe mendojnë se deklarimi i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre lidhur me këtë çështje të referendumit është edhe obligimi i tyre dhe njëherit kontribut aktiv për ardhmërinë e shoqërisë.

Avokati i popullit, njëkohësisht i përkujton dhe apelon deri tek faktorët në shoqëri të mos i pengojnë qytetarët në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar në dalje dhe deklarim personalë, ndërsa i inkurajon qytetarët që çdo ndikim eventual ta paraqesin.

Pengimi i daljes së lirë dhe shprehjes së mendimit personal në referendum, qytetarët mund edhe personalisht ta paraqesin në zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, çdo ditë, si dhe në ditën e referendumit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 19:55

REKLAMA

Maqedoni
10°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE