Liverpool i rikthehet fuqishëm fitoreve, s’gabon Arsenali

Liverpool i rikthehet fuqishëm fitoreve, s’gabon Arsenali

Liverpooli i është kthyer fuqishëm fitoreve. “The Reds” mposhtën  AFC Bournemouth, me rezultat 3-0, të shtunën në ‘Anfiled’ në kuadër të javës së 26-të në Premier League.

Skuadra e Jurgen Klopp duke se ka lënë anash rezultatet negative në ndeshjet e fundit, duke rigjetur formën e mirë në duel me Bournemouth.

Liverpool ishte ekip dominues në këtë duel, duke marrë tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit, transmeton RTKlive.

Mane (24’), Gini Wijnaldum (34’) dhe Mohamed Salah (48’), shënuan për fitoren e Liverpoolit.

Pas kësaj fitore, “të kuqte” e Anglisë rikthehen në krye të tabelës me 65 pikë, tri më shumë së Manchester City, kurse, Bournemouth ndodhet e 11-të me 33 pikë.

Tri pikë të mëdha i ka marrë edhe Arsenali që në udhëtim mundi Huddersfield Town, me rezultat 2-1.

Iwobi e Lazacete u përkujdesën për fitoren e “topçinjve”, të cilët tani renditen në pozitën e gjashtë me 50 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në pozitën e pestë. Golin e vetëm për Huddersfield Town e realizoi Kolasi, i cili shënoi në portën e gabuar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 9, 2019 19:54
In Memorial

ARKIVI I LAJMEVE