Llogaria e referendumit, më e ulët se sa e parashikuara

Llogaria e referendumit, më e ulët se sa e parashikuara

Në vend të 3.5 milion euro, referendumi do të kushtojë më pak, por shifra e saktë do të dihet kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë raportin e plotë financiar. Kryetari Derkovski tha se ka kursime në dy artikuj, përcjell FLAKA.

Për 230 mijë euro janë ulur edhe harxhimet për udhëtim dhe akomodim në hotele të organeve në vendvotime të cilët u dërguan në qendrat e votimit jashtë vendit. Poashtu, fletët e referendumit kanë qenë ddyfish më të lira, e kështu që në vend të 440 mijë eurove të parapara, KSHZ do të paguaj vetëm 210.

“Në planin tonë kanë qenë të projektuara 20 milionë denarë, fatura që kemi marrë në periudhën e kaluar është në shumën prej 6 987 137 denarë, të cilën e konsideroj si një tregues të mjaftueshëm për të parë se vazhdohet të racionalizohen shpenzimet në këtë fushë”, tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

Anëtarët e KSHZ, pagat e të cilëve janë 1000 euro, kanë hequr dorë nga shpërblimet (bonuset), por jo edhe shërbimet profesionale dhe organet ndihmëse të komisionit. Sekretari i përgjithshëm, i cili më parë kishte marrë tre rroga mujore, tani do të marrë 40,000 denarë. Punonjësit në shërbimin profesional prej 30,000 dhe zyrtarët administrativë në degët në 20 mijë denarë. Të gjitha këto shuma janë ulur me 60% krahasuar me zgjedhjet në vitet e fundit, thotë KSHZ.

“Ligjvënësi parashikon të drejtën, por jo detyrimin, ne besojmë se disa reagime janë të drejta publike dhe ne absolutisht besojmë se kjo është e drejtë. Ky është vendimi ynë i përbashkët dhe se synimi për ciklet e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë jo vetëm reduktim, por edhe anulim i tarifave për kategori të caktuara të zgjedhjeve të administratës”, tha Boris Kondarko, anëtar i KSHZ.

Tarifat e komisioneve zgjedhore komunale janë zvogëluar në mënyrë lineare me 20%. Kompensimi për anëtarët e bordeve zgjedhore kanë mbetur të pandryshuara. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 20:35

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE