LOEM: Para gjobave, mundësi për riparimin e parregullsive

LOEM synojnë të krijojnë një sistem të punës për shërbimet e inspektimit, i cili do t”i japë kompanive mundësinë për të korrigjuar parregullsitë e identifikuara dhe jo menjëherë të ndëshkohen. Sipas LOEM, është e nevojshme të ndryshohet perceptimi i shërbimeve të inspektimit dhe kompanive që të mos kenë frikë se do të sanksionohen kur inspektorët të vijnë në kontroll.
“Ne nuk kundërshtojmë kontrollet, por nuk duhet të bëjmë vetëm për të gjetur parregullsi me kompanitë. Dhe ne si kompani dhe shërbimet e inspektimit, duhet të përqendrohemi në qoftë se gjendet një parregullsi e caktuar, për t’i dhënë asaj mundësinë për të korrigjuar atë pa u dëmtuar kompanitë”,- deklaroi nënkryetari i Odës Ekonomike, Aleksandar Milloshevski.
Analizat e LOEM për vitin e kaluar tregojnë se problemi më i madh në inspektime është insistimi i inspektorëve për të gjetur parregullsi gjatë punës së kompanive. Më të vizituarit nga inspektorët janë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe shumica e inspektimeve janë kryer në industrinë e turizmit dhe hotelerisë, industrinë e tekstilit dhe industrinë e ndërtimtarisë.
“Inspektimet më të mëdha kryhen në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, industrisë së tekstilit dhe të ndërtimtarisë, ndërsa kontrollet më të vogla janë në sektorin e IT-së. Doli se ekziston mungesa e iniciativës në mesin e inspektorëve arsimorë dhe ndryshimet e shpeshta rregullative janë një problem, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe ato mikro që nuk kanë kapacitet për të monitoruar ndryshimet në dokumentacionin e kërkuar që ata duhet të sigurojnë gjatë inspektimit”,- tha nënkryetari i Odës Ekomomike, Aleksandar Milloshevski.
Shumica e kontrolleve bëhen nga inspektorët e DAP-it dhe Inspektorati i Punës dhe Tregut. (Tvm2)
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2018 19:23

Publicitet


Moti sot
30°
24°
Wed
22°
Thu
23°
Fri
22°
Sat