Lokalizohet zjarri në Fazaneri të Gostivarit, angazhohet Bejta | VIDEO

Lokalizohet zjarri në Fazaneri të Gostivarit, angazhohet Bejta | VIDEO

Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta në bashkëveprim me zv.drejtorin e Drejtorisë për Menaxhim me Krizat, Ekrem Zendeli janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në malin afër Lagjes Fazaneri të Gostivarit, raporton Flaka. 

I kontaktuar nga redaksia, shefi i kabientit të kryetarit Bejta, Bashkim Hasani konfirmoi që janë angazhuar aeroplanë kundër zjarrit dhe se brenda kohës zjarri është vënë nënkontrollë.

Zjarri u shuajt për kohë të shkurtër edhe në Malin mbi fshatin Jellovcë të Gostivarit, ndërkohë që fokusi është vënë në shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin që kufizohet me fshatrat Koritë dhe Gurgurnicë dhe Makedonski Brod. Flaka

 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 5, 2017 18:38

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°