Lotaria Shtetërore me lojë shpërblyese: TVSH-ja ime, shpërblimi im

Lotaria Shtetërore me lojë shpërblyese: TVSH-ja ime, shpërblimi im

Me propozimin e Ministrisë së Financave, me qëllim forcimin e mëtutjeshëm të disiplinës fiskale dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për kërkimin e detyrueshëm dhe marrjen e llogarive fiskale, në seancën e djeshme të Qeverisë u miratua informacioni për organizimin e një loje shpërblyese ”TVSH-ja ime, shpërblimi im”.

Masa, sipas shërbimit qeveritar të shtypit, do të gjenerojë të ardhura shtesë për qytetarët, ndërsa do të drejtohet nga Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një kompani e autorizuar tregtare në pronësi të plotë të shtetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 11:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA