LSDM dhe 21 parti të tjera nënshkruan marrëveshje koalicioni për zgjedhjet lokale

LSDM dhe 21 parti të tjera nënshkruan marrëveshje koalicioni për zgjedhjet lokale

LSDM-ja, së bashku me 21 parti të tjera, nënshkruan marrëveshje për një paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale sonte, gjegjësisht formuan koalicion parazgjedhor. Para nënshkrimit, udhëheqësi i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev iu drejtuan të pranishmive, transmeton FLAKA.

“Koalicioni ynë tani numëron 22 parti. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me të cilën do të formojmë një koalicion parazgjedhor me të cilin do të dalim së bashku në zgjedhjet lokale. Jetë në Maqedoni për të gjithë”, tha Zaev para nënshkrimit.

Edhe Të Bashkuarit për Maqedoni dhe Dinjiteti iu bashkuan koalicionit të LSDM-së. FLAKA

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 13, 2017 20:52

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°