LSDM i përgjigjet Ivanovit: Po punon kundër interesave të shtetit

LSDM i ka reaguar presidentit Gjorge Ivanov, duke thënë se ai në mënyrë të drejtpërdrejt po punon kundër të ardhmes së shtetit.

Ata kanë thënë se me qëndrimin e treguar sot, Ivanov tregon se nuk është kryetar i gjithë qytetarëve por kukull e VMRO-DPMNE-së, ndërtim pa leje politik i Nikolla Gruevskit.

“Plotë nëntë vite Gjorge Ivanov nuk ka bërë asgjë për Maqedoninë, asgjë për qytetarët. Ka heshtur për partizimin masovik, për sulmin në Kuvend më 27 prill, ka heshtur për presionet ndaj medieve, për arrestimet dhe burgosjen e gazetarëve, për shkeljen e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Ai paraqitet vetëm kur duhet të legalizoj krime, të falë kriminel të mbroj dhunues. Duket se ende është në funksion të mbrojtjes së tyre”, qëndron në reagimin e LSDM-së, transmeton SHENJA.

Ata pyesin Ivanovin se përse 9 vitet e kaluara VMRO-DPMNE nuk ka mundur ta integroj Maqedoninë ne BE dhe NATO, nëse thotë se një gjë e tillë është e mundur pa zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Marrëveshja e cila i jep fund kontestit 25 vjeçar, e mbron dhe përforcon identitetin maqedonas dhe siguron anëtarësim të plotë në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE-në”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 13, 2018 19:57

Publicitet


Moti sot
19°
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu
24°
Fri