LSDM i përgjigjet VMRO-DPMNE: Ligjet vlejnë për të gjithë njësoj

LSDM i përgjigjet VMRO-DPMNE: Ligjet vlejnë për të gjithë njësoj

VMRO-DPMNE parti, për qeverisjen e së cilës janë arrestuar gazetarë, janë kryer sulme dhe mbyllje të mediave, propaganda e kishte kryefjalën, ndërsa liria e të shprehurit ka qenë sistematikisht e ngulfatur, nuk ka kurrfarë kredibiliteti që të flet për lirinë  e mediave.

Kështu theksohet në kumtesën e e LSDM-së, në të cilën shtohet se për dallim nga qeverisja jopërgjegjëse e VMRO-DPMNE-së, sot, procesi i filluar i çlirimit të institucioneve dhe shoqërisë nga ana e Qeverisë së LSDM-së siguron kushte të barabarta për të gjithë dhe e garanton lirinë e të shprehurit.

Nga LSDM theksojnë se gazetarët dhe mediat lirshëm e kryejnë punën e tyre, nuk ka përzierje në politikën redaktuese të mediave.

“Ligjet vlejnë për të gjithë njësoj, ndërsa institucionet punojnë në mënyrë të pavarur, profesionale, në interes të qytetarëve, të liruar nga presionet partiake. Secili që e ka shkelur ligjin përgjigjet për veprimet e tij pa dallim të përkatësisë së tij etnike, fetare, partiake ose diçka tjetër”. shtohet në kumtesë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2018 12:21

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE