LSDM PËRSËRI I BËN THIRRJE MICKOSKIT TË DEKLAROHET PËR REFERENDUMIN

LSDM PËRSËRI I BËN THIRRJE MICKOSKIT TË DEKLAROHET PËR REFERENDUMIN

LSDM-ja ka vazhduar ti bëjë presion liderit të opozitës për tu deklaruar qartë nëse do tu bëjë thirrje antarëve të partisë së tij për të bojkotuar referendumin apo për të dalë në votime ku do të votojnë për ose kundër ndryshimit të emrit. Nga kjo parti i thanë Hristijan Mickoskit të VMRO-së që të rreshtohet në anën e ardhmërisë dhe të mos tentojë ta kthejë të kaluarën e errët të Maqedonisë përplot me krim dhe korrupsion. LSDM-ja e kritikoi partinë më të madhe opozitare që tha se për 11 vite në pushtet, vazhdimisht ka folur dhe promovuar vlerën e referendumit, dhe tani, kur një gjë e tillë po realizohet, ajo nuk ka qëndrim të qartë. Këtë gjest partia në pushtet e vlerësoi si jo serioz dhe të pahijshëm.
“Qytetarët janë për një ardhmëri të ndritur, për antarësim në NATO dhe BE, vetëm Mickoski dhe VMRO-ja nuk kanë një qëndrim të qartë për referendumin, pra nuk tregojnë se për çfarë janë. Mickoskit i bëjmë thirrje që të mos fshihet pas lajmeve të rrejshme që i plason partia e tij, por të dalë para qytetarëve dhe të japë qëndrim. А është për një ardhmëri të ndritur, për përparim, për antarësim në NATO dhe BE me një identitet të pranuar maqedonas, apo për regres, krim, izolim dhe kthim tek e kaluara e errët. Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, pos antarësimit në NATO dhe BE”, ka theksuar partia e Zoran Zaevit.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Gusht 19, 2018 11:32

REKLAMA

Maqedoni
1°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE