LSDM: Rasti me Atanasovskin tregon se si VMRO-ja ka keqpërdorur institucionet

LSDM: Rasti me Atanasovskin tregon se si VMRO-ja ka keqpërdorur institucionet

Rasti me Atanasovskin dëshmon se si VMRO-DPMNE-ja keqpërdor institucionet, do të ketë përgjegjësi për Prokurorinë Publike. Përmes një kumtese për media nga LSDM janë shprehur se vazhdon hipokrizia e udhëheqjes anti-kombëtare e VMRO-DPMNE-së dhe Hristian Mickoskit e cila përpiqet të nënvlerësoj qytetarët.

“Opinioni e di shumë mirë se VMRO-DPMNE-ja është simbol i keqpërdorimeve të institucioneve dhe shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut me përgjimet masive të paligjshme. VMRO-DPMNE-ja të ndalet me shqetësimin e rrejshëm. Hetimi i nisur nga institucionet kompetente do të zbulojë, se kush e ka porositur, kush e ka vendosur dhe a ka përdorur pajisje për përgjimin e Prokurorisë Publike, të instaluar që nga viti 2013. Nuk do të befasohemi nëse udhëheqja hipokrite e VMRO-DPMNE-së e cila sot kërkon përgjegjësi për këtë rast, përsëri kërkon amnisti për personat të cilët kanë qenë të përfshirë në përgjimet e Prokurorisë Publike”, thonë nga LSDM.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 5, 2018 21:37

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE