LSDM thotë se ndryshime janë të pashmangshme

LSDM thotë se ndryshime janë të pashmangshme

Institucionet, deputetët dhe partitë politike kanë për detyrë të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të cilës më 11 dhjetor vendosën për ndryshime, kërkon LSDM dhe thotë se bllokada në Kuvend, nxitja e tensioneve ndër-qytetare dhe dhunës të cilat dërgojnë në një paralizë të tërësishme janë shkelje të Kushtetutës e drejtësisë dhe cenim i stabilitetit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk, transmeton Flaka.com.mk

“Ata janë vepra të rëndësishme kundër interesave shtetërore dhe çdo institucion dhe secili individ duhet të dijë se ka përgjegjësi serioze! Veljanoski dhe Ivanov nuk kanë të drejtë të mbrojnë platformat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë të shpëtojnë interesat dhe pasuritë personale në llogari të interesit të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të cilëve u është rënduar ekzistimi dhe vështirë marrin rroga. Situata do të përkeqësohet kur do të ndalojnë të gjitha ingerencat e kryetarëve dhe këshillave komunal, zgjedhjet e reja lokale nuk mund të caktohen pa formim të Kuvendit dhe kjo do të nënkupton bllokadë për tërë sistemin shtetëror”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Partia thotë se Maqedonia posedon shumicë parlamentare legjitime prej 67 deputetësh pas të cilëve qëndrojnë 700.000 qytetarë.

“Kjo shumicë është e detyruar që të zgjedh kryetar legjitim të Kuvendit në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të formojë Qeverinë reformuese të qytetarëve e cila është e qartë për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Vetëm Qeveria e re mund të mbrojë unitetin e Maqedonisë, sigurojë drejtësi dhe jetë cilësore për të gjithë kundrejt ndarjeve, izolimit, kolapsit ekonomik dhe cenimit të qetësisë, drejt të cilave na qojnë aktivitetet e opozitës VMRO-DPMNE”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LSDM thotë se ndryshime janë të pashmangshme dhe se Maqedonia do të jetë shtet demokratik bashkëkohor e udhëhequr nga individ dhe institucione të përgjegjshëm.

Postuar më: 21 April 2017, 08:54
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë më 23 Mars të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.