LSDM: VMRO-DPMNE dhe Mickoski mos përhapin lajme të rreme, Maqedonia nga vend i varur nga importi sot shet rrymë

LSDM: VMRO-DPMNE dhe Mickoski mos përhapin lajme të rreme, Maqedonia nga vend i varur nga importi sot shet rrymë

Në vend që ta përshëndesin punën e suksesshme të SHA ELEM dhe faktin që Maqedonia nga vend i varur nga importi sot prodhon më shumë(tepricë) dhe shet rrymë, VMRO-DPMNE shpik raste inekzistente dhe përhap lajme të rreme.

Nga fillimi i këtij viti, gjithësej janë shitur 170 mijë mega vat orë dhe janë siguruar të ardhura prej 8,7 milion eurove.

Për krahasim, në vitin 2017 nuk është prodhuar dhe nuk është shitur asnjë tepricë e energjisë elektrike ndërsa në vitin 2016 janë shitur vetëm 16.000 mega vat orë, që është 10 herë më pak se e tanishmja.

Kjo është periudha kur me SHA ELEM ka udhëhequr ish këshilltari i Nikolla Gruevskit dhe kryetar i tanishëm i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

VMRO-DPMNE 11 vite e ka shkatërruar sektorin energjetik, me qëllim që të importohet energji elektirke e shtrejtë dhe të përmbushen interest e caktuara të bizneseve të familjes.

Defekti i sotëm në Osllomej është vetëm një nga pasojat e menaxhimit të deritanishëm të kapaciteve prodhuese vendore nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Ashtu siç deklaroi SHA ELEM, defekti në sistem është sanuar shpejtë dhe procesi vazhdon sipas standardeve ekologjike.

VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë të vetmit që nuk mund të qetësohen nga udhëheqja e suksesshme e SHA ELEM.

Mickoski duhet të mëson se si punohet.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Qershor 13, 2018 14:30
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
14°
19°
Wed
19°
Thu
19°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE