LSDM-VMRO, ‘pro’ propozimit të Ivanovit për guvernatorin e ri

LSDM-ja i dha dritë jeshile propozimit të presidentit Gjorge Ivanov, që Anita Bezhoska të jetë guvernatore e Bankës Popullore. Partia në pushtet dhe koalicioni këtë ide e vlerësojnë si pozitive. Në njoftimin me shkrim, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev tha se personalisht konsideron që Bezhoska është eksperte e dëshmuar dhe profesioniste në fushën e saj, e cila e meriton mbështetjen e tyre.

Nuk dyshoj se qëndrimi i përgjithshëm i grupit tonë të deputetëve lidhur me propozimin do të ndryshojë, se do të jetë pozitiv dhe se vetëm do të konfirmohet në takimin e ardhshëm koordinativ të grupit të deputetëve – deklaroi Tomislav Tuntev – LSDM.

Nga partneri i koalicionit, BDI sot morëm përgjigje të shkurtër se janë duke e shqyrtuar propozimin. Pas qëndrimit të LSDM-së, shtrohet pyetja nëse shumica parlamentare dhe koalicioni qeveritar edhe më tej janë stabil. Deri më sot nga BDI, por edhe nga LSDM, jozyrtarisht deklaronin se kanë qëndrim të harmonizuar dhe se favoriti i tyre është Fatmir Besimi. BDI ka vetëm disa ditë për të marrë qëndrim final pasi të hënën në Kuvend pritet të zgjidhet guvernatori i ri. Qëndrim zyrtar rreth kësaj nuk ka as VMRO-ja opozitare.

Propozimi do të kalojë tek organet e partisë, do ta shqyrtojmë, më pas do të vijë në Kuvend dhe prej aty do të prononcohemi. Për momentin është herët dhe nuk kemi qëndrim të përgjithshëm – deklaroi Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, Anita Angelovska Bezhoska e cila për momentin është zëvendës- guvernatore, është propozim i presidentit Ivanov pas tërheqjes së Dimitar Bogov nga gara për kolltukun e Bankës Popullore Bogov në krye të këtij institucioni financiar do të jetë edhe katër ditë. Më 21 maj deputetët pritet të votojnë propozimin e Ivanovit dhe nëse Bezhoska fiton 61 votë, do të jetë gruaja e parë guvernatore në vend. Mandati i guvernatorit zgjatë shtatë vite.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Maj 17, 2018 16:41

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed