Luan Starova promovoi në AShAM librin “Bisedë me Omer Kaleshin, Shkup – Stamboll – Paris”

Luan Starova promovoi në AShAM librin “Bisedë me Omer Kaleshin, Shkup – Stamboll – Paris”

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë u promovua libri “Bisedë me Omer Kaleshin, Shkup – Stamboll – Paris” nga akademiku Luan Starova.

Inspirimi për ta shkruar këtë libër daton që nga viti 1996, kur autori Starova e ka njohur piktorin e madh shqiptar, Omer Kaleshin. Starova vlerëson se Omer Kaleshi është një nga piktorët më të shquar me origjinë nga Ballkani, shumë i respektuar në Turqi, ku ka studiuar në Francë, jeton dhe punon që nga viti 1956. Për Kaleshin është shkruar shumë, thekson Starova.

“Janë shkruar shumë vepra prej estetëve, prej shkrimtarëve të famshëm francezë, turq etj. Për shembull ka shkruar Ismail Kadare një monografi shumë të rëndësishme, Zhak la Karieri eseist i famshëm francez, ashtu që unë tentova që t’i sintetizojë. Gjërat janë shkruar për të, mirëpo mendoja se mënyra më e mirë është ta bëj këtë nëpërmjet një bisede”,- deklaroi autori i librit, akademiku Luan Starova.

Në promovimin e librit ishte i pranishëm edhe piktori, Omer Kaleshi, i cili tha se disa vite ka bashkëpunuar me autorin, Luan Starova, për përpilimin e këtij libri.

“Ky libër është për punën time, jetën time. Unë kam ardhur për këtë libër, që ka dalë tani e që me Luan Starovën ka tre-katër vjet që e punojmë bashkë, edhe në Paris, edhe në Shkup, edhe në Stamboll”,- tha piktori, Omer Kaleshi.

Me pietet për figurën e Omer Kaleshit dhe librin dedikuar atij folën edhe akademiku, Ferid Muhiç, dhe kryetari i AShAM-it, Taki Fiti.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë në prill të vitit të kaluar e hapi ekspozitën e veprave të piktorit shqiptar nga Maqedonia me karrierë botërore, Omer Kaleshit, i cili para katër viteve fitoi edhe medalje për meritë në Maqedoninë.

Omer Kaleshi është lindur në fshatin Sërbicë të Kërçovës, në vitin 1932. Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën teknike në Shkup, ndërsa në vitin 1956 ka emigruar në Turqi.

Në vitin 1965 ka përfunduar studimet në Akademinë e Artit në Stamboll. Është shpërngulur në Paris, ku ai ende jeton dhe vepron. Ai ka realizuar numër të madh të ekspozitave në mbarë botën. (Tvm2)

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 14, 2018 19:14

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
23°
16°
Thu
19°
Fri
20°
Sat
21°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE