Lukaku: Tek Interi po punoj me një trajner që…

Lukaku: Tek Interi po punoj me një trajner që…

Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të ndalet kurrë. Një tjetër gol pas një aksioni spektakolar me kundërsulm dhe goditja me të majtën. Ishte goli numër 49 me fanellën e Belgjikës, i 32-ti në 30 ndeshjet e fundit me kombëtaren. Dhe pastaj një buzëqeshje që mund ta njohësh nga një distancë 1 kilometër.

Këto janë ditët e Romelu Lukakut ose më mirë këta muaj, të themi. Shënon në çdo ndeshje që luan dhe këtë e tregojnë numrat. Ai ka shënuar 6 gola në 5 ndeshjet e fundit zyrtare me kombëtaren dhe Interin.

MOMENT I ARTË

“Zoti është i mirë”, festoi Lukaku në “Instagram”. Në konferencën për shtyp, trajneri i tij e vlerësoi maksimalisht.

“Nuk e kam parë kurrë kaq të lumtur si tani që është transferuar tek Interi”, tha Martinez. Dhe numri 9 pas golit të Gllazgout tregoi emocionet.

“Ishte një gol i bukur. Ne treguam që jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë me kundërsulm. E di që do të jem 3-4 raste të pastra për të shënuar dhe kjo më bën të qetë. Shënova një gol dhe dhashë një asist. Fituam 4-0. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte”, tha Lukaku.

Kundër San Marinos do të kërkonte golin e 50-të me Belgjikën. “Do të jetë bukur ta arrij këtë objektiv në shtëpinë time, edhe pse nuk ndiej shumë presion”, tregon ai.

INTERI

Sulmuesi i Interit ka folur pastaj për aventurën me zikaltrit dhe për çështjen e racizmit.

“Më në fund tani po punoj me Conten, një trajner që më ka dashur për një kohë të gjatë. Tek Interi kemi një grup vërtet të mirë, ashtu si në kombëtare. Racizmi? Fjalët e mia ishin pak, por të qarta. Të gjithë e kanë kuptuar dhe mendoj se Seria A është duke lëvizur. Shpresoj që UEFA dhe FIFA të marrin masa. Nuk dua të merrem me këtë histori, por të përqendrohem te fusha e lojës”, thotë Lukaku.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA