Lukarevska: Regjistrimi i obliguesve tatimorë i domosdoshëm për reformën e re të DAP

Lukarevska: Regjistrimi i obliguesve tatimorë i domosdoshëm për reformën e re të DAP

Regjistrimi i personave fizik në sistemin e-Tatimi personal për konceptin e ri të Paraqitjes vjetore të tatimit është i domosdoshëm që të zbatohet reforma e suksesshme, ndërsa Drejtoria për të Ardhura Publike do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet e komunikimit që të mos përjashtohet dikush nga kjo gjë dhe të arrihet deri tek të gjithë të obliguarit.

Këtë e theksoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për shtyp e cila tha se nevojitet kohë që të fillojë ky proces i cili do të jetë i domosdoshëm për zbatimin e reformave, të cilat i parasheh Drejtoria për të Ardhura Publike ta dërgojë PVT të plotësuar deri tek obliguesi tatimor për të vërtetuar apo korrigjuar të dhënat, në vend se sikurse deri më tani obliguesi tatimor ta dorëzojë PVT në Drejtorinë për të Ardhura Publike.

“Si qytetarë dhe si obligues tatimorë obligimi ynë është pagesa e tatimit personal dhe i paraqitjes vjetore të tatimit. Ajo që ishte intencë e jona është ta lehtësojmë procesin e plotësimit të të dhënave. Pa tollovi nëpër sportele, garë për përllogaritje në firmat, dëshmi dhe shtojca dhe të gjitha ato procedura të ndërlikuara lidhur me plotësimin e paraqitjes”, the Lukarevska.

Ajo shtoi se regjistrimi dhe vërtetimi është i nevojshëm që të respektohet e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale, ndërsa njëherësh regjistrimi të jetë pa kurrfarë shpenzimesh për qytetarin.

“Qëllimi përfundimtar është të zbatojmë reformë të suksesshme të cilën e shfrytëzojnë edhe administratat e tjera të tatimeve në vendet më të zhvilluara. Qëllimi ynë është të realizojmë kontakt me personat fizikë dhe askush prej tyre të mos përjashtohet në zbatimin e kësaj procedure. Prandaj edhe filluam t’i promovojmë risitë të cilat duhet të zbatohen, siç është edhe momenti i regjistrimit të cilin duhet ta bëjnë. Do të kemi edhe fushatë, ndërsa do të jenë në dispozicion edhe sportelet celulare për tatime të cilat do të jenë në dispozicion edhe në vendet më të largëta”, sqaroi drejtoresha.

Nëse qytetari ka realizuar vetëm pagë, apo pension apo të ardhura të tjera, sa janë të ardhurat dhe sa është tatimi çdo qytetar duhet ta vërtetojë apo ta korrigjojë DAP-i. Kjo është esenca e modelit të ri të Paraqitjes vjetore të tatimeve.

Drejtoresha theksoi se me ligj janë paraparë gjoba nëse dikush nuk regjistrohet, por se ky është viti i parë dhe intenca e DAP nuk është nëse dikush nuk është i regjistruar menjëherë të dënohet.

Modeli i ri i Paraqitjes vjetore të tatimit duhet të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2019.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2018 19:47

REKLAMA

Maqedoni
11°
2°
Sat
2°
Sun
2°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE