Lumi Vardar, lumi bardhar…

Lumi Vardar, lumi bardhar…

Cili ishte emri i vërtet i lumit Vardar në kohën e Ilirëve ? Fakte të reja historike dhe shkencore nxjerrin në pah gjenezën e emërimit të lumit më të gjatë që kalon nga Maqedonia dhe që buron në fshatin Vërtok të Gostivarit.

Sipas këtyre argumenteve, lumi Vardar apo, në shqip respektivisht periudhën e kohës Ilire, rezulton të jetë pagëzuar me emrin Bardhar.

Emri i vërtetë i lumit është “bardhar” , lumi i bardhë, lum me ujë shumë, dhe shumë shkumë. Me ndërhyrjen e greqishtes emri Bardhar kalon ne Vardar. Të njëjtin fenomen e kemi edhe të emri “arbër” të cilin greket e shqiptojnë “arvër”, arvanitas. Ilirologu i njohur gjerman H. Krahe (Lexikon altillyrischer Personnamen, Hiedelberg 1929, 16) emrin e lumit Bardários e afron me bard (bardhë), sikurse dhe emrat vetjakë Bardus e Bardulis të ilirishtes.

Po kështu dhe dijetari bullgar L. Silan (Koi se denešnite Albanci i tehnija ezik, Sofia 1910, cituar sipas Shefki Sejdiut) emrin e lumit Vardar e nxjerr nga Bardhar “lumë i bardhë”: “Ime na reka Vardar e Bardh-ar i zneče bela”. Edhe shkrimtari preshevar Mexhid Mehmeti, në ciklin poetik nga libri ”Përtej harrimit'”, në poezinë e titulluar “Sa emra, ujë e gurë”, lumin Vardar e apostrofon me emrin “Bardhar”.

Ndryshe, lumi Vardar konsiderohet si lumi më i madh dhe më i gjatë në Maqedoni. Ultësira e Vardarit i përfshin dy të tretat e territorit të Republikës së Maqedonisë. Përshkon tërë Maqedoninë dhe kalon nëpër mes të kryeqytetit të Maqedonisë Shkupit pastaj në Veles dhe përfundon në territorin grek. Nga burimi deri në derdhjen e tij në detin Egje, kalon një gjatësi prej 430 kilometrash.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 23, 2018 14:28

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
10°
20°
Tue
19°
Wed
20°
Thu
23°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE