Makpetroll kërkon marrëveshje me qeverinë për gazsjellësin

Makpetroll kërkon marrëveshje me qeverinë për gazsjellësin

Shoqata Aksionare “Makpetroll” kërkon zgjidhje jashtë-gjyqësore të mosmarrëveshjes një dekadëshe me shtetin mbi pronësinë e gazsjellësit nga Bullgaria. Kompania e naftës dorëzoi një propozim-marrëveshje deri te qeveria, ku kërkon që aksionet në kompaninë shtetërore GA-MA, që menaxhon me gazsjellësin nga Bullgaria në Maqedoni, të mbeten 50:50. Makpetrol dhe shteti për më shumë se 12 vjet kanë kontest, se kush ka pjesë më të madhe në gazsjellësin. Nga Qeveria konfirmuan për Alsat se kanë marrë një propozim nga Makpetroll, i cili parasheh zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Qeveria ka shqyrtuar propozim – marrëveshjen për zgjidhjen jashtë-gjyqësore të mosmarrëveshjes midis Qeverisë dhe SHA” Makpetroll “të dorëzuar nga SHA” Makpetroll”. Propozimi i është dorëzuar Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Maqedonisë, e cila duhet të ofrojë informata gjithëpërfshirëse mbi kërkesën dhe pastaj t’i bëjë një propozim Qeverisë”, theksoi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.

Megjithatë, cili do të jetë vendimi dhe rekomandimi i Prokurorisë së shtetit, ende nuk ka informata, respektivisht nëse kërkesa e Makpetrollit do ta dëmtojë buxhetin e shtetit. Sipas zëvendëskryeministrit Angjushev, nga zgjidhja e këtij kontesti do të varet edhe procedura për marrjen e plotë përsipër të pronës së gazsjellësit nga shteti, e cila parashikohet në Ligjin e ri të energjisë. Byroja për ekspertizë gjyqësore që nga nëntori i vitit të kaluar ka punuar për një vlerësim, se sa duhet ti paguajë shteti Makpetrolit për pjesën që ka në Ga-Ma. Ligji i ri i Energjisë parasheh pronar ose bashkëpronar të sistemit bartës të gazit të mos jetë dhe nuk mundet të jetë kompani që bën furnizim me gaz natyror.

Kur gazsjellësi filloi të ndërtohet “Makprol” dhe shteti kishin nga 50% të pronësisë. Por, në vitin 2005, filloi një proces gjyqësor me të cilin “Makpetrol” kërkoi një pjesë më të madhe me arsyetimin se gjatë viteve ata kanë investuar paratë e tyre për mirëmbajtjen e gazsjellësit. Edhe shteti ka ngritur procedurë gjyqësore kundër “Makpetrol-it” me të njëjtën arsye dhe kërkon nga kompania rreth 46 milionë euro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 9, 2019 19:21
In Memorial

ARKIVI I LAJMEVE