Makron pret presidentin Pendarovski

Makron pret presidentin Pendarovski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pritur nga presidenti francez Emanuel Makron në Forumin e Paqes në Paris.

“Sonte kisha nderin të marrë pjesë në darkë, në vigjilje të Forumit Paqësor të Francës, bashkërisht me burrështetasit dhe pjesëmarrës të Forumit, në të cilin do të diskutojmë për nevojën e zgjedhjeve të përbashkëta për ballafaqimin me sfidat globale”-shkruan Pendarovski.

Kreu i shtetit, Pendarovski nesër do të realizojë takim me presidentin Makron, ku pritet të diskutohet për prespektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Nëntor, 2019 22:59

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.