Manastir, “Të rinjtë për Maqedoninë”, protestë kundër gjuhës Shqipe

Manastir, “Të rinjtë për Maqedoninë”, protestë kundër gjuhës Shqipe

Në sheshin “Magnolia” në Manastir sot në orën 18.00 do të mbahet një protestë studentore kundër ndryshimit të emrit, ashtu si thuan organizatorët,’ Të rinjtë për Maqedoninë’, kundër shndërrimit të shtetit në një shtet dy gjuhësor, shkruan Almakos transmeton Flaka 

‘Studentët po rebelohen kundër shkeljes së të drejtave të tyre themelore dhe dinjitetit përmes imponimit për ta ndryshuar emrin dhe identitetin.

Njashtu, studentët po rebelohen edhe kundër vendosjes së paligjshme të gjuhës së dytë në tërë territorin e shtetit. Protesta është multietnike dhe do të janë prezent edhe përfaqësues të bashkësive më të vogla etnike të cilët po ndjehen të diskriminuar nga gjuha e dytë zyrtare në tërë territorin e shtetit”, thuhet në njoftim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 16, 2018 12:22

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE